• Home
  • |
  • MikroTik Redundancy me VRRP

November 9, 2020

MikroTik Redundancy me VRRP

MikroTik Redundancy me VRRP
MikroTik VRRP (Virtual Router Redundancy Protocol),

i siguron rrjetit internet me disponueshmëri të lartë. Nëse ndonjë organizatë kërkon lidhje interneti të pandërprerë, zbatimi i metodës VRRPMikroTik do të jetë një zgjidhje jetike për ta. VRRPMikroTik krijon një router virtual duke përdorur 2 ose më tepër routera fizik dhe siguron lidhje interneti të pandërprerë duke e mbajtur njërën lidhje të routerit fizik aktive gjithmonë. Kjo nënkupton, nëse një router fizik si Master bie për shkak të probleme harduerike, VRRPMikroTik përdor routerin fizik Backup si internet gateway, derisa routeri tjetër të rikthehet. Në këtë artikull do të konfigurojmë VRRP në një rrjet me 2 routera fizik MikroTik për të siguruar redundancy internet me disponueshmëri të lartë. Mund të shikoni topologjinë e mëposhtme.

 

Diagramë e rrjetit me VRRP

Në këtë rrjet janë dy routera MikroTik, Master_VRRP dhe BackUP_VRRP dhe që të dy janë anëtarë të konfigurimit MikroTik VRRP. Master_VRRP dhe BackUP_VRRP janë të lidhur me Starnet ISP. Që të dy routerat MikroTik janë të lidhur në ndërfaqen ether1. Do të konfigurojmë VRRP që në rast se Master_VRRP bie dhe ngrihet BackUP_VRRP,  si edhe rikthehet në shërbim Master_VRRP të rimarrë sërish rolin që kishte dhe jo të jetë Backup. 

Konfigurimi është shumë i thjeshtë.  Ndjekim disa hapa.

Hapi i parë,

bëjmë konfigurimin bazë në dy routerat MikroTik si në atë Master_VRRP ashtu edhe në atë BackUP_VRRP.

Hapi i dytë,

Konfigurojmë IP Adresat në dy ndërfaqet ether1 dhe ether2, në të dy routerat MikroTik, si në atë Master_VRRP ashtu edhe në atë BackUP_VRRP. Ether1 është i lidhur me ISP, ndërsa ether2 është i lidhur me switch, ku lidhen klientët e rrjetit tonë LAN.

Hapi i tretë,

Për lehtësi komunikimi mes klientëve dhe rrjetit tonë me VRRP, ngremë një DHCP ServerMaster_VRRP ndërfaqen ether2 për t’u dhënë IP Adresa klientëve tanë në LAN. Siç e shohim më poshtë klientët e rrjetit tonë janë lidhur në DHCP Serverin dhe kanë secili prej tyre IP Adresa.

Hapi i katërt,

Krijojmë ndërfaqet VRRP në secilin prej routerave MikroTik, si në atë Master_VRRP ashtu edhe në atë BackUP_VRRP.

Siç mund të shikoni nga imazhet e mësipërme, opsioni Priority duhet të jetë më i lartë në Master_VRRP, pasi sa më i lartë aq më mirë është që të marrë rolin Master dhe jo BackUP duke pasur përparësi.

Hapi i pestë,

Vendosim IP Adresë në ndërfaqen VRRP, si në atë Master_VRRP ashtu edhe në atë BackUP_VRRP, që kemi krijuar, pasi IP Adresa do të sigurojë shërbimin e VRRP-së për klientët tanë. IP adresa do të jetë e njëjtë si në Master_VRRP ashtu edhe në BackukUP_VRRP dhe ne do ta vendosim si:

192.168.200.1/32

Me kaq e përfundojmë konfigurimin e VRRP-së si në atë Master_VRRP ashtu edhe në atë BackUP_VRRP. Ky i fundit do të jetë router MikroTik në gatishmëri, që në rast se bie Master_VRRP do të vihet menjëherë në shërbim për klientët që përdorin atë si gateway, prandaj po të shihni në imazhin e mësipërm te konfigurimi i IP Adresës në BackUP_VRRP është me ngjyrë të kuqe, që tregon se nuk është aktiv, por në gatishmëri.

Mund të bëjmë një provë të thjeshtë. Çaktivizojmë ndërfaqen vrrp1 në Master_VRRP dhe do të shohim që BackUP_VRRP merr menjëherë rolin e RM, Running Master në shërbimin e VRRP-së dhe shërbimi i internetit te klienti nuk shkëputet aspak, siç mund ta shohim nga imazhet e mëposhtme.

Para çaktivizimit të ndërfaqes vrrp1 në Master_VRRP:

 

Pas çaktivizimit të ndërfaqes vrrp1 në Master_VRRP:

Verifikimi në klientin e LAN-it tonë që nuk ka shkëputje sinjali.

Me kaq e mbyllim artikullin me konfigurimin e MikroTik Hardware Redundancy me shërbimin VRRP.

Ky konfigurim i VRRP-së mund të përshtatet edhe për Load Balancing ndërmjet dy ISP-ve të ndryshme.

Nëse doni të mësoni më shumë dhe doni të certifikoni njohuritë tua në MikroTik na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnimet tona. Faleminderit!

 

Leave a Reply


Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Related Posts

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik Cloud Server Backup

Mikrotik Cloud Server Backup

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network