Në qendrën e trajnimit KNOW.al mund të trajnoheni për teknologjinë MikroTik për këto nivele
Trajnimi zgjat 3 ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:30 të pasdites dhe bëhet me teknologjinë e fundit të pajisjeve MikroTik me trajnerin Dritan Vreshta të certifikuar në bootcampin e MikroTikut në Riga, Letoni.
Klasa përbëhet nga jo më shumë se 5-6 persona, pasi kjo bëhet që çdo student i cili trajnohet të ketë fokusin dhe vëmendjen e duhur. Studenti pajisjet me router ose switch MikroTik në bazë të kursit që merr pjesë dhe ka akses në internet. Çdo student duhet të ketë me vete një laptop. Studenti pajisjet edhe me një dispensë ku shpjegohen të gjitha njohuritë që studenti do të marrë në kursin e caktuar dhe outline zyrtar nga MikroTik.
Çdo student që merr pjesë në kurset e trajnimit MikroTik pranë qendrës KNOW.al do të marrë dhuratë librin e parë në gjuhën shqipe “Rrjetet me MikroTik” me mbi 350 faqe, falë trajnerit të kursit Dritan Vreshta në bashkëpunim me Tyler Hart, që fokusohet te njohuritë bazë dhe mbulon mbi 19 kapituj, si edhe gjithë outline zyrtar të MTCNA.
Për çdo kurs bëhen mbi 15 labe me pajisje MikroTik për të mbuluar instalim, konfigurim, troubleshooting, njohuri që më pas mund t’i përdorni në jetën e përditshme në rrjetet që ju do të ngrini kudo që do të punoni.
Siç dihet kërkesa për inxhinierë të certifikuar MikroTik së fundmi është shtuar shumë falë përparimit të teknologjisë dhe kompania MikroTik është ndër më të mirat në treg pasi mbulon një gamë shumë të gjerë duke nisur nga routing, switching, wireless, ISP, WISP, etj.
Pajisjet e tyre janë cost-effective dhe rivalizojnë kompanitë të mëdha në treg duke arritur cilësi, performancë dhe efikasitet. Falë trajnerit të certifikuar Dritan Vreshta i cili ka mbi 15 vjet në këtë industri do të merrni njohuri tepër solide dhe mjaft të dobishme në tregun e punës kudo që të jeni në botë, pasi certifikimet njihen në çdo vend të botës.