Rreth MikroTiK
MikroTik është një kompani letoneze me zyrat qendrore në kryeqytetin Riga. Fillimet e saj datojnë në vitin 1996 si një kompani për shërbimin e internetit. Emri MikroTik do të thotë “rrjet i vogël”.
MikroTik sot është një nga kompanitë me eksportet më të mëdha në Letoni dhe ka distributorë në çdo vend të botës.
Në vendet e Ballkanit, MikroTik përdoret gjerësisht. Aktualisht në Shqipëri thuajse të gjitha kompanitë e shërbimit të internetit dhe shumë biznese përdorin MikroTik në ndonjë nga nivelet e rrjeteve te tyre. Më shumë se 90% të nevojave të një rrjete mund të zgjidhen duke përdorur paisjet MikroTik.
Shumë inxhinierë me eksperiencë edhe në teknologjitë e tjera gjejnë te MikroTik përgjigje për zgjidhjen e shumë problematikave dhe sfidave që kanë rrjetet e sotme.
Certifikimet Mikrotik janë të bazuara në kurrikula profesionale dhe janë të njohura brenda vlefshmërisë së tyre 3-vjeçare në çdo vend të botës.
Trajnimet në MikroTik kryesisht marrin konsideratë inxhinierët e rinj ose profesionistët që kanë disa njohuri për rrjetat.