Detaje rreth trajnimit
Trajnimi zgjat 3 ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:30 të pasdites dhe bëhet me teknologjinë e fundit të pajisjeve MikroTik me trajnerin Dritan Vreshta të certifikuar në bootcampin e MikroTikut në Riga, Letoni.
Klasa përbëhet nga jo më shumë se 5-6 persona.
Për çdo kurs bëhen mbi 15 labe me pajisje MikroTik.
Çdo student që merr pjesë në kurset e trajnimit MikroTik pranë qendrës KNOW.al do të marrë dhuratë librin e parë në gjuhën shqipe “Rrjetet me MikroTik” me mbi 350 faqe.
Janë mbi 120 certifikime të suksesshme në qendrën Know.al
Akademia ofron dhe kurse të tjera si MTCRE, MTCWE, MTCTCE, MTCUME, MTCINE, MTCIPv6E, MTCSE, MTCSWE, MTCEWE.
Teori, Laboratore dhe Ushtrime për Mikrotik Router OS - Routimi
Rrugëtimi (Routing) është baza funksionale që kryhet nga pajisjet e shtresës së 3-të (Sipas sistemit të referimit OSI) dhe lejon dy nyje A dhe B, pa lidhje direkte, të komunikojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet bashkëpunimit të nyejve të tjera të vendosura në gjurmën (Path) e rrjetit që lidh pikën A dhe B.