• Home
  • |
  • Vlerësimi i Maherit

July 14, 2020

Vlerësimi i Maherit

Kush tha se një student s’mund të trajnojë mësuesin e tij?

Përshëndetje të gjithëve! Ka kaluar ca kohë që nga Blogu im i fundit. Në fakt isha shumë i zënë me punë për rinovimin e certifikateve MikroTik që më kishin skaduar dhe po jepja testet e reja MikroTik.

Për këtë arsye, një nga studentet e mi që është bërë pjesë e të gjitha kurseve të mia MikroTik më ka kontaktuar. Ai më tha se kurset e mia e kanë ndihmuar atë të marrë shumë prej testeve MikroTik, por gjithashtu të bëhet trajner i certifikuar i MikroTikut. Ky person është Dritan Vreshta.

Ai më ftoi që të shkoja në Shqipëri, që të jap testet MikroTik në qendrën e tij. Më pëlqeu ideja dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Kam marrë me sukses certifikatat e mëposhtme MikroTik: MTCNA (rinovuar), MTCRE (rinovuar), MTCSE (e re), MTCINE (e re).

 

Jam shumë i gëzuar që shoh se kurset e mia në internet e kanë ndihmuar Dritan Vreshtën të bëhet një trajneri i certifikuar MikroTiku dhe ai ka shumë njohuri për temat që i kam mësuar atij, që ai mund t’i ndajë njohuritë lehtë me studentët në kurset e tij.

Ai aktualisht po jep shumë kurse MikroTik në Shqipëri dhe zotëron një Wireless ISP të quajtur Starnet https://starnet.al/en/

Gjithashtu kisha mundësi që të takoja skuadrën e tij të inxhinierëve që janë të gjithë të certifikuar në MikroTik dhe kanë ndjekur gjithashtu kurset e mia. Ata më prezantuan rrjetin e tyre tek WISP, që është ngritur në mënyrë tepër profesionale. Ata kanë aplikuar gjithashtu konfigurimin  CAPsMAN në ISP, që e kanë ngritur duke u bazuar te kursi im i CAPsMAN.

Gëzohem që e bëra udhëtimin në Tiranë dhe jam i lumtur që e takova Dritan Vreshtën dhe shpresoj ta takoj sërish atë në raste të tjera.

Leave a Reply


Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Related Posts

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik Cloud Server Backup

Mikrotik Cloud Server Backup

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network