• Home
  • |
  • RoMON: Router Management Overlay Network

November 17, 2020

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network

RouterOSMikroTik ka një veçori të re duke nisur nga version 6.28, që quhet Router Management Overlay Network (RoMON). Ndoshta jo të gjithë nga ne e dimë për prezencën e kësaj veçorie. Atëherë, cili është funksioni i kësaj veçorie? RoMON është një protokoll pronë e MikroTik, ose një protokoll që suportohet vetëm në pajisjet MikroTik. Kjo veçori ofron disa përdorime të ndryshme, përfshirë:

  • Krijimin e lidhjeve të sigurta në Layer 2 drejt pajisjeve MikroTik qoftë përmes lidhjes fizike (ethernet),ose qoftë përmes tunelit në Layer 2.
  • Zbulim dhe menaxhim të pajisjeve MikroTik përmes Ping, SSH dhe Winbox.
  • Mundësinë për të kryer zbulimin (kërkimin) e pajisjeve MikroTik që janë disa hops ose pajisje më larg.

Komunikimi në RoMON është i bazuar të parametrin RoMON ID që e merr nga Mac Adresa e routerit, ose caktohet manualisht nga personi që bën konfigurimin e RoMON-it siç do ta shihni në imazhet e mëposhtme. Pajisjet që kanë të aktivizuar RoMON do të zbulojnë Mac Adresën e Peer-it, ose fqinjit që kanë ngjitur, si edhe data forwarding protocol është i pavarur nga protokollet e tjera.

Në këtë artikull do të përpiqemi të bëjmë një zbatim të thjeshtë të kësaj veçorie dukje aktivizuar në 3 routera Mikrotik (RoMON Enabled), së pari në routerin R1 që jemi të lidhur dhe më pas në  2 routera të tjera në rrjete të tjera R2 dhe R3, duke përdorur Winbox. Mund ta shikoni në topologjinë e mëposhtme rrjetin që kemi ngritur për të testuar veçorinë e re të MikroTik-ut, RoMON.

Konfigurimi i Veçorisë RoMON në pajisjet MikroTik.

Kjo veçori gjendet në menynë Tools >>>> RoMON. Për ta aktivizuar ne klikojmë mbi kutinë e opsionit Enabled. Më pas përcaktojmë një fjalëkalim ose parametrin Secrets te RoMON Settings. Ky parametër shërben për verifikimin gjatë lidhjes me pajisjet e tjera MikroTik. Sipas topologjisë së mësipërme konfigurimi bëhet gjithashtu edhe në 2 routerat e tjerë MikroTik. Mund të shihni imazhet e mëposhme.

Nëse shohim RoMON Settings, aty gjendet një parametër ID. Në fund të dritares vini re që ka Current ID dhe ka marrë Mac Adresën e ndërfaqes ether2 në mënyrë rastësore, pasi mund të marrë edhe të ndërfaqeve të tjera. Ne nuk e kemi caktuar në mënyrë manuale atë, pra është (00:00:00:00:00:00) dhe si rrjedhojë ka marrë Mac Adresën e ndërfaqes ether2MikroTik dhe e shihni që është (0C:15:58:23:DF:01).

Këtu më lart keni edhe konfigurimin e 2 routerave të tjerë MikroTik që janë të lidhur me routerin e parë R1, por u përkasin rrjeteve të tjera.  Ne do të përdorim Winbox për t’u lidhur nga R1 drejt R2 dhe R3.

Siç e shihni më lart, para se të bëni lidhje me RoMON butoni i lidhjes ishte “Connect to RoMON” dhe pas lidhjes u kthye në “Disconnect From RoMON” që të jeni të qartë. Mac Adresa e R1 është ndërfaqja e ether1 dhe shërben si urë lidhëse me R2 dhe R3, 2 routerat e tjerë MikroTik që kemi konfiguruar pak më parë. Vëmë re më poshtë RoMON Neighbors të R1 dhe shohim detajet e tjera që tregojnë Mac Adresat, Cost, Hops, Path, Identity, të R2 dhe R3si edhe etj.

Më pas për t’u lidhur me RoMOn me një nga routerat qoftë R2 ose R3 përmes R1 klikojmë në një nga routerat që kemi të disponueshëm, në rastin tonë zgjodhëm R2. Do të shihni Mac Adresën e lidhur me RoMON-in e R2 dhe klikojmë butonin “Connect” në të djathtë. Ndiqni imazhin e mëposhtëm.

Opsionet e disponueshme  Ports, Discovery dhe Ping.

Siç mund ta shikoni edhe nga imazhi i mësipërm, vetë RoMON Settings ka disa opsione tepër të dobishme gjatë konfigurimit, që janë Ports, Discovery, si edhe Ping.

  1. Te RoMON Ports ne mund të caktojmë portat që dëshirojmë të aktivizojmë ose të çaktivizojmë për të përdorur shërbimin RoMON, ose t’i çaktivizojmë që të jenë më të sigurta dhe të mos lejojmë askënd të futet, duke rritur sigurinë. Mund ta shihni në imazhin e mësipërm.
  2. Te RoMON Discovery, bëjmë një zbulim automatik të pajisjeve të tjera MikroTik që mund të kapim përmes kësaj pajisje, në rastin tonë MikroTik
  3. Te RoMON Ping, ne mund të pengojmë pajisjet që ne kemi konfiguruar me RoMON dhe shohim nëse ne i arrijmë apo jo si pajisje.

Me kaq e mbyllim edhe artikullin për konfigurimin e veçorisë RoMON në pajisjet MikroTik.

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë www.know.al.

Nëse doni të mësoni më shumë dhe doni të certifikoni njohuritë tua në MikroTik na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnimet tona. Faleminderit!

 

Leave a Reply


Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Related Posts

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik Cloud Server Backup

Mikrotik Cloud Server Backup

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network