Në këtë artikull do të përdorim një kombinim të programit Telegram me veçorinë Netwatch në MikroTik.
Netwatch është një veçori në Tools që përdoret për të monitoruar një host (një klient). Me host mund të nënkuptojmë (server, laptop, PC etj.), që ka një IP adresë me të cilën identifikohet pajisja.
E njihni ndopak programin Telegram? Ndoshta njihni më mirë Facebook, Viber, WhatsApp, etj.
Telegrami është një aplikacion që përdoret për të komunikuar pak a shumë njësoj me programet e sipërpërmendura.
Çfarë do të përdorim?
- Një pajisje router MikroTik.
- Programin Telegram. Mund ta shkarkoni nëse nuk e keni.
- Si edhe lidhja e internetit.
Konfigurimi
- Së pari, instalojmë programin Telegram.
- Sigurohuni që MikroTik-u ka akses në internet (përmes router gateway)
- Sigurohuni që është një klient i lidhur ne rrjet, mund ta pingoni atë.
Nëse hapat e mësipërm janë përfunduar kaloni te hapi katër, që është…
- …hapja e programit të Telegramit. Nëse nuk keni llogari në të, ju lutem regjistrohuni në fillim. Mendojmë se keni një llogari, kështu që fokusohuni te menyja më poshtë.
- Shtypni në kutinë e kërkimit @BotFather,më pas klikoni mbi llogarinë. Shtypni mbi butonin start në fund që të nisni bisedën. Nëse nuk del butoni START, atëherë shkruajeni në dritaren e komunikimit
- Më pas do të krijojmë një bot të ri, (newbot),që do ta përdorim për të monitoruar rrjetin tonë. Shkruani /newbot ose zgjidhni komandën në përgjigjen që iu ka dhënë BotFather dhe më pas shtypni butonin Enter në tastierë.
Do të shfaqet (/newbot) si më lart, që nënkupton se duhet të krijojmë një emër për bot-in tonë më vonë.
- Shënoni emrin për identitetin e telegram bot-it, që në rastin tonë është Know-al_bot:
Ne këtë hap do t’ju kërkohet te krijoni edhe një username. Pasi të zgjidhni username që në këtë rast është AlbKnow_bot që do t’ju dalë.
Kopjoni bot token: 1064861270:AAFNW8fJVG2oAReDeMlVtk3EDMWTZGli8eA
dhe vendoseni në një skedar Notepad.
KUJDES: Bot Token dhe Chat ID që përdorim në këtë artikull është unik për këtë bot që po krijojmë ne. Ju lutem mos përdorni këto të dhëna gjatë krijimit të botit tuaj pasi nuk do të funksionojë. Përdorni ato që do të merrni nga hapat që do të ndiqni ngjashëm me këto hapa që ndjekim ne. Faleminderit!
- Pasi të klikoni linkun (në fund të imazhit më sipër) që morëm nga @botfather, kërkoni për Making requests dhe kopjoni linkun që shënuam me të verdhë në imazhin e mëposhtëm në një Notepad.
Zëvendësoni token në kampionin ekzistues në linkun (e verdhë) shembull me atë që morëm më herët nga new token (hapi 7).
Kujdes që të zëvendësoni shifrat pas fjalës bot deri para /getMe.
- Nëse e keni hapur linkun në një browser, do të shfaqen fjalët OK dhe True, që nënkupton se ishte e suksesshme.
- Zëvendësoni tekstin getMeme getupdates,pastaj rifreskoni browser-in, që të siguroheni se shfaqen OK dhe True, përndryshe përsërisni hapat me detaje.
- Hapi i radhës është të krijojmë një grup të ri në Telegram.
Çështja është se duhet të shtojmë anëtarët në grupin që krijuam. Shtojmë bot-in që krijuam më herët (Know-al_bot) në @botfather, duke e kërkuar përdoruesin tonë (sipas username) konkretisht @AlbKnow_bot.
Ose shtoni komandën /join @your_bot_name,
në rastin tonë: /join @AlbKnow_bot
12. Pasi e përfundojmë, rifreskojmë linkun e mëparshëm për të marrë chat ID që do ta përdorim më vonë.
- Për të testuar skriptin që do të përdorim shohim nëse funksionon, marrim chat id dhe bot token që t’i përdorim në strukturën e mëposhtme:
https://api.telegram.org/bot1064861270:AAFNW8fJVG2oAReDeMlVtk3EDMWTZGli8eA/sendMessage?chat_id=-4340340XX&text=Hello+World.
- Marrim skriptin e mësipërm dhe e hapim në një browser për ta testuar.
Nëse është e saktë si strukturë, llogaria e bot-it që ne krijuam do të marrë mesazhin: Hello World ashtu siç e shikoni në imazhin më poshtë.
- Më pas kopjoni skriptin që keni më poshtë në Notepad.
Kujdes! Zëvendësoni chat ID dhe Token ID me ato që keni marrë ju!
:localCurDate [/systemclockget date]
:localCurTime [/systemclockget time]
:local CHID “-4340340XX”;
:localBotID “1064861270:AAFNW8fJVG2oAReDeMlVtk3EDMWTZGli8eA”;
:localHostStatus “UP”;
:localMessage “Host $hostis $HostStatus at $CurTime $CurDate”;
/toolfetch url=”https://api.telegram.org/bot$BotID/sendmessage\?chat_id=$CHID&text=$Message”;
- Pas kësaj, ne bëjmë konfigurimin bazë në MikroTik në fillim.
Shkojmë te menyja Tools> netwatch> add (+)
Më pas shtojmë një host nga rrjeti ynë. Për shembull do të përpiqemi të monitorojmë një klient të lidhur në rrjet me IP adresë: 192.168.64.108.
Tab-in Interval lëreni siç është ose mund ta ndryshoni sipas dëshirës.
Pastaj kopjoni skriptin që shikoni këtu poshtë dhe shkoni te tab-i Up, futeni atë në kutinë e skriptit.
Kujdes! Zëvendësoni chat ID dhe Token ID me ato që keni marrë ju!
:localCurDate [/systemclockget date]
:localCurTime [/systemclockget time]
:local CHID “-4340340XX”;
:localBotID “1064861270:AAFNW8fJVG2oAReDeMlVtk3EDMWTZGli8eA”;
:localHostStatus “UP”;
:localMessage “Host $hostis $HostStatus at $CurTime $CurDate”;
/toolfetch url=”https://api.telegram.org/bot$BotID/sendmessage\?chat_id=$CHID&text=$Message”;
Të njëjtën gjë bëni edhe në tab-in Down duke kopjuar skriptin e mëposhtëm.
Kujdes! Zëvendësoni chat ID dhe Token ID me ato që keni marrë ju!
Më pas klikoni Apply dhe Ok.
:localCurDate [/systemclockget date]
:localCurTime [/systemclockget time]
:local CHID “-4340340XX”;
:localBotID “1064861270:AAFNW8fJVG2oAReDeMlVtk3EDMWTZGli8eA”;
:localHostStatus “DOWN”;
:localMessage “Host $hostis $HostStatus at $CurTime $CurDate”;
/toolfetch url=”https://api.telegram.org/bot$BotID/sendmessage\?chat_id=$CHID&text=$Message”;
Nëse është e suksesshme, do të marrim një mesazh si ai që është më poshtë,
qoftë kur është UP ose DOWN.
Më pas do t’ju vijnë në Telegram mesazhe të ngjashme si këta më poshtë.
- Për ta kuptuar më mirë, krijoni një situatë ku rrjeti ose host-i i caktuar është UP, përpiquni të krijoni diçka të ngjashme. Mund të pingoni hostin për të parë si përgjigjet:
Më pas Netwatch do të ndryshojë në UP.
Më pas shtojmë hoste të tjera sipas dëshirës dhe do të marrim menjëherë njoftime në Telegram nëse janë Up ose Down.
Me këtë e përfundojmë artikullin për ngritjen e një boti në telegram për monitorim rrjeti me MikroTik dhe Telegram.
Nëse doni të mësoni më shumë dhe doni të certifikoni njohuritë tua në MikroTik na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnimet tona. Faleminderit!