• Home
  • |
  • Si Të Menaxhoni Internetin e Fëmijëve Tuaj me Kid Control në Router MikroTik.

October 12, 2020

Si Të Menaxhoni Internetin e Fëmijëve Tuaj me Kid Control në Router MikroTik.

                                                 Kid Kontroll në MikroTik

“Kid control” është një veçori e kontrollit prindëror në router MikroTik për kufizimin e lidhjes së Internetit për pajisjet e LAN-it tuaj. Si fillim duhet të bëni konfigurimin bazë në routerin tuaj MikroTik.

Tani do t’ju tregojmë si të bëni konfigurimin e “Kid control” në routerin MikroTik. Siç e shikoni edhe nga topologjia më lart ne kemi 3 pajisje të lidhura në rrjetin tonë.

Klikoni mbi IP > Kid Control > Shtypni butonin + dhe shtoni profilet. Ne kemi krijuar 2 profile të ndryshme për të kufizuar oraret e fëmijëve gjatë ditëve të javës dhe kemi kufizuar gjithashtu edhe shpejtësinë e internetit. Në profilin Alb kam lejuar përdorim internet nga ora 11:00 deri në orën 12:00 të paradites. Në profiling tjetër Star kam lejuar përdorim të internetit nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Shpejtësia e internetit është kufizuar në 512kb upload dhe download. Ndërsa në fundjavë, të shtunë dhe të diel nuk kanë kufizim shpejtësie pasi është aktivizuar opsioni Unlimited Rate.

Shkojmë te Devices dhe kopjojmë Mac Adresën e pajisjes specifike që ka marrë IP Adresë nga LAN-I ynë. 3 PC-të e secilit prej fëmijëve kanë IP Adresë dhe Mac Adresë dhe vendosim në një nga profilet. Duke përcaktuar IP adresën dhe Mac Adresën mund të kufizojmë ose lejojmë akses në internet. Siç e shikoni përdoruesi Amari dhe Teuta janë të bllokuar dhe kanë simbolin B, Blocked, sepse anë në orarin 13:00-15:00 të pasdites, por nuk janë në orarin 11:00-12:00 të paradites. Ndërsa përdoruesi Grejsa ka akses në internet, por e ka të kufizuar pasi ka simbolin L nga para, Limited Rate.

Kid Control do të krijojë automatikisht një filter rule te firewall-i në routerin MikroTik duke përcaktuar lejim ose refuzim të lidhjes në internet.

Mund të shikoni që vetëm një përdoruesi Grejsa ka akses në internet nga Kid Control. Mund të ndryshoni opsionet dhe përdoruesit sipas orareve të caktuara. Mund të krijoni profile të tjera me orare të tjera, të kaloni përdoruesit në profilet që dëshironi.

Nëse doni të mësoni më shumë dhe doni të certifikoni njohuritë tua në MikroTik na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnimet tona. Faleminderit!

Leave a Reply


Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Related Posts

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik Cloud Server Backup

Mikrotik Cloud Server Backup

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network