Kush tha se një student s’mund të trajnojë mësuesin e tij?
Përshëndetje të gjithëve! Ka kaluar ca kohë që nga Blogu im i fundit. Në fakt isha shumë i zënë me punë për rinovimin e certifikateve MikroTik që më kishin skaduar dhe po jepja testet e reja MikroTik.
Për këtë arsye, një nga studentet e mi që është bërë pjesë e të gjitha kurseve të mia MikroTik më ka kontaktuar. Ai më tha se kurset e mia e kanë ndihmuar atë të marrë shumë prej testeve MikroTik, por gjithashtu të bëhet trajner i certifikuar i MikroTikut. Ky person është Dritan Vreshta.
Ai më ftoi që të shkoja në Shqipëri, që të jap testet MikroTik në qendrën e tij. Më pëlqeu ideja dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Kam marrë me sukses certifikatat e mëposhtme MikroTik: MTCNA (rinovuar), MTCRE (rinovuar), MTCSE (e re), MTCINE (e re).
Jam shumë i gëzuar që shoh se kurset e mia në internet e kanë ndihmuar Dritan Vreshtën të bëhet një trajneri i certifikuar MikroTiku dhe ai ka shumë njohuri për temat që i kam mësuar atij, që ai mund t’i ndajë njohuritë lehtë me studentët në kurset e tij.
Ai aktualisht po jep shumë kurse MikroTik në Shqipëri dhe zotëron një Wireless ISP të quajtur Starnet https://starnet.al/en/
Gjithashtu kisha mundësi që të takoja skuadrën e tij të inxhinierëve që janë të gjithë të certifikuar në MikroTik dhe kanë ndjekur gjithashtu kurset e mia. Ata më prezantuan rrjetin e tyre tek WISP, që është ngritur në mënyrë tepër profesionale. Ata kanë aplikuar gjithashtu konfigurimin CAPsMAN në ISP, që e kanë ngritur duke u bazuar te kursi im i CAPsMAN.
Gëzohem që e bëra udhëtimin në Tiranë dhe jam i lumtur që e takova Dritan Vreshtën dhe shpresoj ta takoj sërish atë në raste të tjera.