• Home
  • |
  • MikroTik Load Balancing dhe Link Redundancy me ECMP

November 2, 2020

MikroTik Load Balancing dhe Link Redundancy me ECMP

MikroTik Load Balancing dhe Link Redundancy me ECMP

ECMP (Equal Cost Multi Path)Routing

ECMP nënkupton routing përmes metodës Equal-Cost Multi-Path, ose lidhje e shumëfishtë me balancim të njëjtë.

Në këtë artikull do të konfigurojmë Dual WAN (lidhje me 2 ISP) Load Balancing nëpër dy gateway të ndryshëm duke përdorur metodën ECMP sipas topologjisë së mëposhtme.

Topologjia: Rrjeti me Load Balancing dhe Link Redundancy

 

Në këtë rrjet kemi dy lidhje ISP (ISP1 dhe ISP2), që janë të lidhura në ndërfaqet ether1 dhe ether2routerit MikroTik. Disa pajisje rrjeti janë lidhur në routerin MikroTik përmes një switch. Ndërfaqja ether3 e routerit MikroTik siguron lidhjen me LAN-in për pajisjet e rrjetit në të cilën kemi ngritur një DHCP server, që u shpërndan IP adresa pajisjeve Klient 1 dhe Klient 2. Ne do të konfigurojmë DUAL WAN (lidhje me 2 ISP) ECMP Load Balancing në këtë router MikroTik, në mënyrë që trafiku i LAN-it të kalojë përmes lidhjeve WAN në mënyrë të barabartë.

Ky konfigurim ECMP do të sigurojë gjithashtu Link Redundancy. Kështu nëse lidhja e ISP1 bie, trafiku i LAN-it do të kalojë përmes lidhjes së disponueshme ISP2 derisa lidhja e rënë ISP1 të rikthehet.

Konfigurimi i ECMP Load Balancing me Link Redundancy

Do të bëjmë konfigurimin e plotë ECMP për një rrjet me Load Balancing dhe Link Redundancy sipas topologjisë së mësipërme duke e ndarë në katër hapa.

  • Vendosja e IP Adresave në ndërfaqet WAN dhe LAN.
  • Konfigurim i DNS-ve.
  • Konfigurimi i NAT-it.
  • Konfigurim i ECMP-së.
Hapi i 1: Vendosim IP Adresat në ndërfaqet WAN dhe LAN

Së pari, ne do të caktojmë IP Adresat në ndërfaqet WAN dhe LAN në routerin MkroTik. Në këtë artikull do të përdorim IP Adresat dhe Gateway e mëposhtëm:

  • ISP1 IP Adresë: 168.14.49/24 dhe Gateway: 192.168.14.1
  • ISP2 IP Adresë: 0.3.15/24 dhe Gateway: 10.0.3.2

Në këtë artikull do të përdorim një bllok tjetër IP adresash për shpërndarjen e klientëve në LAN.

  • IP Bllok: 16.10.0/24
  • Gateway: 16.10.1

 

Klikojmë në menynë në të majtë IP – Addresses. Do të shfaqet Address List dhe shtypim butonin +.  Më pas shtojmë IP Adresat njëra pas tjetrës manualisht duke shtypur më pas butonin OK dhe duke u shtuar në listë. Si në imazhin që keni më poshtë.

Hapi 2: Konfigurojmë DNS Server

Klikojmë në menynë në të majtë IP – DNS dhe shfaqet DNS Settings. Shtojmë manualisht DNS-të 8.8.8.8 ose 8.8.4.4 ose DNS-të që keni dëshirë ju. Dhe shtypim butonin OK.

Hapi i 3: Konfigurimi i NAT

Shtojmë dy NAT rules për NAT-imin e trafikut në dy ndërfaqet ether1 dhe ether2, klientët e LAN-it do ta kalojnë trafikun që do të NAT-ohet nëpër 2 ndërfaqet e 2 ISP-ve.

Klikojmë në menynë në të majtë IP – Firewall dhe zgjedhim tab-in NAT. Më pas shtypim butonin + dhe ndjekim imazhet që keni më poshtë.

 

Hapi i 4: Konfigurimi i Routing

Do të konfigurojmë ECMP (Equal Cost Multi-Path) gateway mbi 2 linket WAN ISP-ve në routerin MikroTik.

Klikojmë mbi menynë në të majtë IP – Routes dhe ju hapet Route List. Klikoni mbi butonin + shtoni 3 routes dhe ndiqni imazhin e mëposhtëm për të shtuar Gateway-t që do të përdoren nga klientët për kalimin e trafikut për Load Balancing në të dyja ISP-të. 2 routes për secilën nga ISP-të, ISP1 dhe ISP2, si edhe një route të tretë me të dyja gateway.

Konfigurimi i ECMP që kemi bërë më lart do të dërgojë trafikun e rrjetit përmes 2 ISP në mënyrë të barabartë që nënkupton se 1 në 2 lidhje do të dërgohet përmes ISP1 dhe 1 tjetër do të dërgohet tek ISP2. Në këtë mënyrë kemi ndarje të barabartë ose Load Balancing të trafikut të rrjetit tuaj.

Lidhjet drejt vetë routerit MikroTik

Me të gjitha situatat me gateway të shumëfishtë ose ECMP ka zakonisht një problem me kapjen e routerit nga rrjeti publik përmes gateway të ISP1, ISP2 ose 2 dyjave. Duke qenë se paketat që dalin përdorin routing e njëjtë me paketët që kalojnë përmes routeri-it. Kështu që përgjigja e një pakete që është marrë përmes ISP1 mund të dalë përmes ISP2 . Për ta shmangur këtë duhet të bëjmë policy based routing ose routing të bazuar te Mangle rules.

Në këtë mënyrë do të krijojmë 4 Mangle rules për mark routing në lidhjet që futen nëpër gateway-t e duhura.

Së pari, bëjmë 2 Mangle rules për input-in, për trafikun që futet në router.

Klikojmë mbi menynë IP- Firewall dhe zgjedhim tabin Mangle. Klikojmë butonin + dhe ndjekim imazhet e  mëposhtme.

Tani krijojmë 2 Mangle rules për output, ose trafikun që del nga router.

 

 

 

Pasi kemi krijuar policy ose Mangle rules për të kaluar paketat nëpër ndërfaqet e caktuar ISP1 dhe ISP2 do të krijojmë routing bazuar në Mangle rules. Rikthehemi te Route List që kemi tek menyja në të majtë IP- Route. Klikojmë dy herë mbi default routes që kemi drejt 2 gatewayISP1 dhe ISP2, respektivisht ether1 dhe ether2 dhe përzgjedhim te menyja Routing Mark një nga opsionet që del kur klikoni mbi shigjetën në fund të kutisë.

Mund të ndiqni imazhin e mëposhtëm për të kuptuar më mirë hapin.

Me kaq mbyllet edhe policy based routing për të kapur routerin nga rrjeti publik. Tani s’do të ketë më probleme me metodën ECMP Load Balancing të lëvizjes së trafikut.

Shpresojmë që duke ndjekur këta hapa keni konfiguruar si duhet rrjetin me Load Balancing dhe Link Redundancy në routerin MikroTik me metodën ECMP.

Nëse doni të mësoni më shumë dhe doni të certifikoni njohuritë tua në MikroTik na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnimet tona. Faleminderit!

Leave a Reply


Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Related Posts

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik RouterOS Automatic Backup dhe Update

Mikrotik Cloud Server Backup

Mikrotik Cloud Server Backup

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

Tunel në MikroTik me IPsec (Site to Site VPN)

RoMON: Router Management Overlay Network

RoMON: Router Management Overlay Network